Demaçi: Pavarësisht të kaluarës Mustafa bën për kryeministër, është i mençur (Video)

Lajme

Demaçi: Pavarësisht të kaluarës Mustafa bën për kryeministër, është i mençur (Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 23:19

Demaçi, tha se kryeministër duhet të jetë Isa Mustafa, pasi sipas tij është profesionist në ekonomi. Thaçi tha se ka njohuri nga diplomacia.
Demaçi tha se koalicioni PDK-LDK u vendos nga populli.
"Këtu është në pyetje vendimi i sovranit, populli i ndau votat ashtu", tha Demaçi në "Argument Plus" në RTV21.
Tha se pavarësisht së kaluarës Isa Mustafa duhet të udhëheqë me qeverinë
"Z.Mustafa duhet ta marrë Qeverinë sepse ai është i kualifikuar. Z. Thaçi është i kualifikuar për diplomaci e për politikë e për tjera e tjera por për ekonomi nuk është i kualifikuar. Këtu duhet të jetë një profesionist i fortë për ekonomi, dhe një profesionistë që i njehë ekonomistët e ndershëm dhe që mund t'i mbledh rreth vetës", theksoi ai.
"Mendoj se z. Mustafa pavarësisht si e ka pasur të kaluarën e tjera e tjera, ai është njeri i mençur, e di që ajo kohë që ka kaluar, ka kaluar, dhe se duhet t'i shërbehet kombit, duhet t'i shërbehet popullit, dhe besoj se ka me gjetë me të gjitha kapacitetet e veta që ka”, theksoi Demaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat