Gjuriq: Marrdhëniet Serbi-Kosovë rregullohen përmes AKS-së

Lajme

Gjuriq: Marrdhëniet Serbi-Kosovë rregullohen përmes AKS-së

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 22:35

Marko Gjuriq thotë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë duhet të funksionojë si trup kompakt, përmes të cilit do të mundësohet ndikimi i qeverisë serbe tek përfaqësuesit në Kuvend.

Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë përmes Asociacionit të Komunave Serbe, ka thënë Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ai në një intervistë për RTK 2, ka thënë se përmes këtij asociacioni, serbët do të mund të realizojnë të drejtat e tyre kolektive.
Gjuriq ka reaguar edhe ndaj deklaratave të zyrtarëve kosovarë për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke i quajtur këto si të papërgjegjshme.

“Për ne është shumë me rëndësi që përmes Bashkësisë së Komunave Serbe, serbët e Kosovës do të mund të punojnë në zgjidhjen e problemeve të tyre kolektive. Kështu do të punojmë si një turp me përfaqësuesit tanë në qeverinë e ardhshme. Nëse do të arrijmë që ta krijojmë këtë lloj kompaktësie, mund të garantojë që, ne nga qeveria e Beogradit të investojmë ndikimin tonë për të gjithë faktorin politik serbë për të ushtruar presion për të vepruar në mënyrë të sinkronizuar”.

“Kushtetuta që vlenë në Kosovë definon qartë se si ligji për Forcat e Armatosura duhet të kalojë në Kuvend. Mendoj që është ende herët të jepen këso lloj deklaratash që ne i kemi dëgjuar nga politikanët shqiptarë lidhur me ‘të ashtuquajturat forcat e armatosura’ dhe mund të them se është e çuditshme se si nuk është diskutuar me ato grupe, pa të cilat nuk do të mund të arrihet një gjë e tillë”, ka thënë Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat