Kontributi për Pavarësinë, Nishani dekoron edhe ish-zyrtarin e DASH-it, Jonathan Moore

Lajme

Kontributi për Pavarësinë, Nishani dekoron edhe ish-zyrtarin e DASH-it, Jonathan Moore

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 20:22

Kreu i shtetit, Bujar Nishani zgjodhi sot ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë për të nderuar personalitetet e shquara të pavarësisë, si Isa Boletini, Mujo Ulqinakun, Ymer Dishnicen, Mustafa Gjinishin, Qemal Stafën, kryetarin e Konferencës së Pezës, Abaz Kupin, nacionalistët Lepenica dhe Butka.

Por mes emrave të shquar shqiptarë, dhe kontribuues në pavarësinë e vendit, dallon Jonathan Moore, ish-zyrtari i DASH-it, aktualisht ambasador i OSBE-së në Bosnjë.

Jonathan Moore, për rreth një vit ka qenë drejtor për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai është i njohur për deklaratat paksa kontraversive dhe afërsinë me Partinë Demokratike dhe ish-kreun e saj, Sali Berisha.

Moore është dekoruar me titullin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, i vetmi që ka marrë këtë titull, ndërkohë që më poshtë renditen një sërë emrash të tjerë, mes të cilëve edhe komunistë.

Titulli “Nderi i Kombit” i akordohet Ymer Dishnices, Hysni Lepenices ,Safet Butkes, Medar Shtylles , Abaz Kupit dhe Mustafa Gjinishit. Ndërkohë Mujo Ulqinaku dhe Qemal Stafa renditen të fundit në këtë listë dhe titulli i akorduar për ta është “Dekorata e Artë e Shqiponjës”.

Lista e personaliteteve që u dekoruan nga Presidenti Nishani

Titulli i “Flamurit Kombëtar”

1. Isa Boletini

Titulli “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

2. Jonathan Moore

Titulli “Nderi i Kombit”

3. Matteo Mandala

4. Mark Krasniqi

5. Idriz Ajeti

6. Ali Aliu

7. Ymer Dishnica

8. Hysni Lepenica

9. Safet Butka

10. Medar Shtylla

11. Abaz Kupi

12. Mustafa Gjinishi

“Dekorata e Artë e Shqiponjës”

13. Mujo Ulqinaku

14. Qemal Stafa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat