Fatlumi, djali i Jonuz Musliut, sërish i shpëtoi policise serbe në Dobrosin

Lajme

Fatlumi, djali i Jonuz Musliut, sërish i shpëtoi policise serbe në Dobrosin

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 18:44

Dobrosin, 27 nëntor - Fatlum Musliun (31 vjet) nga Bujanoci, djali i kryetarit të sapo zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) Jonuz Musliu, përsëri policia serbe tentoi ta arrestoi në Dobrosin të Bujancit, noftojnë mediat serbe, transmeton “Presheva Jonë”.
Me konkretisht gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Dobrosin, në lindje të Bujanocit, policia kufitare, në një rrugicë të pyllëzuar, kanë parë një automjet me targa të Kosovës që ka hyrë në Serbi. Ishte ky një “golf” i kuq me targa të Kosovës në të cilin brenda ishin tre të rinj. Kur ate kanë parë policinë janë futur në një arë ku edhe makina e tyre është “zagllavite” aty, kurse ata pa një, pa dy, kanë ikur në drejtim të Kosovës.
Pas inspektimit të veturës, policia gjeti kartën e identitetit dhe patentën e makinës në emër të Fatlum Musliut dhe kartës së regjistrimit të Bujanovcit dhe të UNMIK-ut me të njëjtin emër. Policia gjithashtu zbuloi se targat ishin të rreme për shkak se ata nuk përputheshin me të dhënat nga licenca e automjeteve.
Nuk është kjo hera e parë që policia serbe e ndjek dhe tenton ta arrestoj Fatlumin, të birin e Jonuz Musliut, qoftë në qytet apo ne pikat kufitare. Është kjo hera e tretë që Fatlumi ka “fat” t’i shpëtoj policisë, perndryshe emrin ai nuk do ta kishte Fat-lum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat