Isa Mustafa kurrsesi të rehatohet me Facebook: i fshin postimet dhe kthen kohën me 8 Nëntor!

Lajme

Isa Mustafa kurrsesi të rehatohet me Facebook: i fshin postimet dhe kthen kohën me 8 Nëntor!

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 17:28

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe sipas paralajmërimeve nga LDK, Kryeministri i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës Isa Mustafa nuk po rehatohet kurrsesi me profilin e tij zyrtar në Facebook. Prejse lidhi marrëveshjen e tij me Thaçin, në të gjitha postimet e tij të fundit ai ka patur telashe të mëdha me komentuesit në faqen e tij të cilët e kanë kritikuar ashpër. Nuk kanë munguar as fyerjet në drejtim të liderit të LDK-së për “tradhti” që i ka bërë elektoratit. Pos një postimi që ai kishte bërë me datën 20 nëntor e ku njoftonte arsyet e lidhjes së Koalicionit me PDK, Mustafa edhe dje shkruajti në profil për takimin me Thaçin dhe marrëveshjen që fillimjavën e ardhshme do të përmbyllet marrëveshja PDK-LDK.
E edhe në këtë njoftim Mustafës i dolën telashe të mëdha pasi që komentuesit e kritikuan ashpër në komentet e tyre e për koalicionin me PDK-në.
Sot në mëngjes Mustafa dhe ekipi i tij kanë bërë diçka të pazakonshme. Ata kanë fshirë krejtësisht postimet e fundit të Mustafës (të datave 20 dhe 27 Nëntor) duke lënë kështu vetëm “korrespondencën” e fundit që Mustafa pati me Pacollin me datën 8 Nëntor.
Përndryshe Isa Mustafa sot ende s’ka uruar për Ditën e Flamurit dhe problemet me imazhin duket që duan t’i dalin më të mëdha sesa që është menduar dhe ende pa u nominuar për postin e Kryeministrit./GB

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat