Prekazi, vendi i sakrificës për lirinë e Kosovës

Lajme

Prekazi, vendi i sakrificës për lirinë e Kosovës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:42

Prekazi sot, në Ditën e Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, kishte dukshëm më shumë mysafirë sesa ditëve të zakonshme. Të shumtë ishin liderët dhe aktivistët politikë dhe qytetarët nga të gjitha anët e vendit që ia mësyen këtij Prekazit për të vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe familjen Jashari dhe për të nderuar sakrificën dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Ishte një kremte e madhe, duke qenë se populli shqiptar po feston tri ngjarje historike në një datë të vetme - 28 Nëntorin.

Prekazi dhe kompleksi memorial “Adem Jashari” u vlerësua të jetë vendi më ideal për t’i nderuar gjithë dëshmorët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptarë.

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti me bashkëpunëtorë ishte i pari që vizitoi Kompleksin Memorial dhe familjen Jashari. “Ideja e Shqipërisë”, deklaroi ai me këtë rast, “ka lindur heronj dhe heronjtë e kanë bërë Shqipërinë”.

Kurti: Duke i nderuar heronjtë ne ecim rrugës së ndriçuar

“28 Nëntori është ditëlindja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka lindur komandanti Adem Jashari dhe pikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht për Shqipërinë. Ideja e Shqipërisë ka lindur heronjtë dhe heronjtë e kanë bërë Shqipërinë. Duke i nderuar ata ne ecim rrugës së ndriçuar”, tha Kurti.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi tha se momenti dhe rasti më i mirë për të përkujtuar, për t’u përkulur para gjithë dëshmorëve të kombit të të gjitha kohëve është ardhja në kompleksin memorial të Jasharajve.

Krasniqi: Sakrifica e Jasharajve – një nga sakrificat më të mëdha të njerëzimit (Video)

“Konsiderojmë se sot, në Ditën e Pavarësisë, në Ditën e Flamurit, në ditët e UÇK-së dhe në ditëlindjen e komandantit Adem Jashari, momenti dhe rast më i mirë, për të përkujtuar, për t’u përkulur para gjithë dëshmorëve të kombit të të gjitha kohëve, është ardhja në këtë Kompleks Memorial të Jasharajve, ku është sakrifica, më sublime e bërë ndonjëherë nga populli ynë. Por, kjo është një nga sakrificat më sublime, pa hezituar mund të them, të njerëzimit, ku tre breza dhanë jetën që brezat e tjerë ta gëzojnë lirinë dhe ta gëzojnë jetën”, tha Krasniqi.

Kastrati: Jemi këtu për të nderuar veprën dhe sakrificën e Jasharajve

Nderime veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit dhe dëshmorëve të tjerë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, bënë edhe komandanti i Forcave të Sigurisë të Kosovës Kadri Kastrati dhe udhëheqës tjerë të FSK-së.

Prekazi sot, në Ditën e Flamurit dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, kishte dukshëm më shumë mysafirë sesa ditëve të zakonshme. Të shumtë ishin liderët dhe aktivistët politikë dhe qytetarët nga të gjitha anët e vendit që ia mësyen këtij Prekazit për të vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe familjen Jashari dhe për të nderuar sakrificën dhe veprën e dëshmorëve të kombit. Ishte një kremte e madhe, duke qenë se populli shqiptar po feston tri ngjarje historike në një datë të vetme - 28 Nëntorin.

“Unë dhe stafi komandues e udhëheqës i FSK-së jemi këtu për nderuar veprën sakrificën e Jasharajve e cila në atë kohë mobilizoi tërë popullin shqiptar, mobilizoi edhe me shumë pjesëtarët e UÇK-së dhe ne, si pjesëtarë të FSK-së, kemi kaluar nëpër kohë dhe kemi ardhur në prag të formimit të Forcave të Armatosura, gjë që ka qenë edhe ëndërr jo vetëm e komandantit legjendar, por edhe e gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha Kastrati.

Edhe Shoqatat e Dala nga Lufta bënë nderime në kompleksin memorial në Prekaz, duke vlerësuar lart veprën dhe sakrificën e Adem Jasharit, shkruan Kosovapres.

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi tha se 28 Nëntori është data më e rëndësishme për popullin shqiptar.

Elezi: 28 Nëntori - ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët

“28 nëntori është ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët, është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, i cili bëri një kthesë të madhe, dhe është e rëndësishme për lirinë që po e gëzojmë sot. Është dalja publike e UÇK-së që hoqi dilemat se ka apo nuk ka Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari punën që bëri me luftën e tij, do duhej ndoshta vite për të punuar për të ardhur te ajo ditë”, tha Elezi.

I gjatë ishte edhe vargu i qytetarëve që vizitonin Prekazin dhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Ndër ta ishte edhe Haxhi Skënderi i cili thotë se, nëse jo më shpesh, çdo 28 nëntor viziton Prekazin. Por, ai ka pasur edhe një porosi për gjithë shqiptarët.

Skënderi: Vijmë të paktën një herë në vit

“Sigurisht që vijmë çdo vit. Nëse jo më shumë në 365 ditë - një herë. Ajo ditë që vijmë është dita e sotme. Nuk e di ndonjë shqiptar në rruzullin tokësor, në këtë Kosovë që është e larë me gjak, mos t’i çojmë krahët përpjetë, se nuk kemi të drejt t’i çojmë krahët përpjetë, sepse është e larë me gjak, me gjakun e këtyre dëshmorëve, të komandantit legjendar Adem Jashari, me mundin dhe sakrificën e gjithë brezave në shekullin e kaluar”, tha Skënderi.

Me 28 nëntor të vitit 1997, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, doli publikisht në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pikërisht me 28 nëntor është edhe ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat