Lladrovci homazhe për Adem Jasharin, uron shqiptarët Ditën e Pavarësisë

Lajme

Lladrovci homazhe për Adem Jasharin, uron shqiptarët Ditën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:27

Shqiptarët për Festën e Pavarësisë dhe Festën e Çlirimit i ka uruar edhe i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Ndërsa ndodhej sot paradite për të kryer homazhe pranë shtatores së Adem Jasharit në Tiranë, Lladrovci përcolli një urim për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë.

“Gjithë kombit shqiptar, gjithë popullit shqiptar i uroj Festën e 28 Nëntorit, festën e Pavarësisë së 1912-ës të Ismail Qemalit, 28 Nëntorin, ditëlindjen e Adem Jasharit. Unë sot si i ngarkuar me punë i Ambasadës së Kosovës, isha para ‘komandantit’ tim(Adem Jasharit), dhe ishte një emocion i veçantë për mua. Ju uroj gëzuar!,” tha Ramiz Lladrovci, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Në homazhet e kryera për nder të heroit legjendar Adem Jashari, Ramiz Lladrovci u takua edhe me kryetarin e opozitës shqiptare Lulzim Basha dhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat