Burrat me mustaqe festojnë ditën e Pavarësisë

Lajme

Burrat me mustaqe festojnë ditën e Pavarësisë

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 16:12

Si çdo vit, Komuna e Prishtinës, i pret festat e nëntorit në një mënyrë tepër të veçantë.

Aktiviteti më special është ai i “Burrave me mustaqe”, të cilët mblidhen para bustit të heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të festuar këtë ditë duke kënduar himnin kombëtar.

Milot Hasimja, organizator i aktivitetit në fjalë, tha se ky organizim është tradicional, dhe se zhvillohet në respekt për burrat e Shqipërisë. Ai u shpreh se nëpërmjet këtij aktiviteti, synohet të hyhet në Librin e Rekordeve Gines.

Një tjetër pjesëmarrës në aktivitet, Petrit Bylykbashi, shprehet se ky organizim bëhet në nder të burrave të kombit.

Përpos këtij aktiviteti i cili është organizuar në mënyrë vullnetare, komuna e Prishtinës, ka organizuar sot edhe një koncert folklorik në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’, si dhe disa aktivitete për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat