U hap ekspozita “Qëndresa e Jasharajve për liri, rast unik në historinë botërore”

Lajme

U hap ekspozita “Qëndresa e Jasharajve për liri, rast unik në historinë botërore”

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 15:26

Në Muzeun shtetërorë të Kosovës, u bë hapja zyrtare e ekspozitës, “Qëndresa e Jasharajve për liri, rast unik historinë botërore “, me rastin e 102 vjetorit të festës kombëtare të Flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datëlindjen e komandantit Jashari. Muzeu i Kosovës në aspektin e historisë, me artefakte të familjes Jashari, ka përgatit ekspozitën historike me autorin Sadik Krasniqi, ekspozitë kjo që i dedikohet qëndresës heroike të Jasharajve në Prekaz për një dekadë me radhë ndaj serbëve, deri në rënien heroike.

Mesazhi që u dha në hapjen zyrtare të kësaj ekspozite, përveç ruajtjes së artefakte është edhe për t’i vetëdijesuar brezat tonë për heroizmin e Jasharajve, sakrificën e tyre që mobilizoi gjithë shqiptarët rreth botës, e cila solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Autor i kësaj ekspozite dhe kontribuues në mbledhjen e eksponateve është Sadik Krasniqi.

Ekspozita përmban mbi 100 eksponate të familjes Jashari, me motive nga puna, bujqësia, inxhinieria, etnokultura, tradita, gjenocidi dhe qëndresa heroike e tyre, dhe në fund me kthimin e pjesës tjetër të Jasharajve nga Gjermania. Krahas këtyre do të ketë edhe figura të 59 dëshmorëve nga familja e gjerë. Dhe në fund një film dokumentar i cili do të zgjasë rreth 20 minuta dhe përmban edhe intervista.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të këtij vitit. Pastaj do të bartët në Muzeun e Tiranës, ku atje do të mbahet me 5, 6, 7 mars./V.M.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat