Ekskluzive: Shqiptarët trajtohen si në Beograd në pikën kufitare të Morinës (Foto)

Lajme

Ekskluzive: Shqiptarët trajtohen si në Beograd në pikën kufitare të Morinës (Foto)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:56

Shqiptarë të shumtë janë nisur në orët e para të mëngjesit për të festuar 28 Nëntorin në Prishtinë.

Me flamuj kombëtar dhjetra makina dhe autobuzë janë ballafaqur me një shërbim skandaloz në doganën e Morinës.

Siç bëhet e ditur nga dhjetra persona trajtimi që iu bëri pala kosovare shtetasve shqiptar ishte e paparë dhe krejtësisht jashtë etikës që duhet të ketë një polici kufitare.

“28 Nëntorin do e festoj në Prishtinë… Sot dogana Kosovare na trajtoi në atë mënyrë që se kam parë në asnjë nga shtetet që kam vizituar… edhe në Beograd ka një trajtim më njerëzor!”-citohet nga fjalët e një kalimtari që bashkë me familjen e tij ishte nisur për të festuar 28 Nëntorin në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat