Ja atmosfera festive në Prishtinë përmes fotografive (Foto & Video)

Lajme

Ja atmosfera festive në Prishtinë përmes fotografive (Foto & Video)

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 14:18

Prishtina ashtu sikurse tërë trojet shqiptare sot që nga mëngjesi po frymon me atmosferë festive. Rrugat janë të mbushura nga qytetarët e shumtë që kanë dal të festojnë. Pothuajse secili nga ta mbanë një symbol shqiptar, për të treguar se kanë dal enkas për të festuar sot.

Kryeqyteti i Kosovës sidomos ëhstë mbushur nga qytetarë të shumtë të cilat po festojnë masivisht. Sheshet e Prishtinës janë mbushur kudo kuq e zi, ndërsa në fytyrat e njerëzve vërehen buzëqeshjet.

Një atmosferë festive ëhstë edhe për shitësit ambulantë nëpër shesh, të cilat më së shumti kanë sjellë patriotizëm dhe e kanë mbushur sheshin kuq e zi.

“Bota sot” sjell disa foto nga qyteti i Prishtinës, për t’ua sjell më afër festën që po mbizotëron në Prishtinë./BS


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat