Kastrati: vitin e ardhshëm FSK me emër e mision të ri

Lajme

Kastrati: vitin e ardhshëm FSK me emër e mision të ri

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 11:32

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial ’Adem Jashari' në Prekaz.

Kastrati tha se sot në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari po nderojmë veprën e tij dhe të familjes Jashari, vepër kjo e cila bëri kthesën dhe mobilizoj gjithë popullin shqiptar.

Kastrati tha se FSK-ja ka ecur rrugës për t’u bërë ushtri e cila ka qenë ëndërr jo vetëm e komandantit Adem Jashari por edhe e gjithë shqiptarëve.
Ai përsëriti se vitin e ardhshëm, 7 vjetorin e FSK-së do ta festojnë me një emër dhe mision të ri.

Homazhe në Prekaz kanë bërë edhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UCK-së. Ata thanë se është dashur një punë e madhe për të bërë një vepër të tillë si Adem Jashari.

Ndërkoë, edhe shumë qytetar të organizuar edhe në mënyrë individuale po bëjnë homazhe dhe po vizitojnë Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, për nder të festave të nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat