Historiani Shkodran Imeraj, kërkon që : Festa kombëtare e 28 nëntorit 1912 datë shtetërore në Republikën e Kosovës

Lajme

Historiani Shkodran Imeraj, kërkon që : Festa kombëtare e 28 nëntorit 1912 datë shtetërore në Republikën e Kosovës

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 11:28

Me 28 nëntor 2014, do të bëhen plot 102 vjet kur Kuvendin Kombëtare i Vlorës do të deklaronte pavarësinë e tokave shqiptare.

Ishin delegatë, nga të gjitha viset shqiptare që me 28 nëntor 1912, nënshkruan aktin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Festa e 28 nëntorit 1912, u festua nga të gjithë. U festa në kohë shumë të vështira.

Sot, kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kërkoj nga institucionet tona, që të ndryshojnë ligjin për festa zyrtare dhe 28 nëntori i vitit 1912 të futen si festë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Deshën e nuk deshën, liderët e institucioneve tona nuk do të mund të ndalin festimin e festes kombëtare të shqiptarëve.

Dita e 28 nëntorit të vitit 1912, është krenaria e gjithë popullit shqiptare. Kujtese e përhershme për këtë datë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

Nder për të gjithë ata burra e gra që punuan deri tek akti i 28 nëntorit të vitit 1912.

Nder për të gjithë ata breza të terë që u flijuan për lirinë, çlirimin dhe pavarësimin e tokave shqiptare./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat