Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur

Lajme

Kurti: Duke nderuar heronjtë ecim rrugës së duhur

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 10:13

​"Duke nderuar heronjtë,ne ecim rrugës së duhur” - ishte porosia e liderit Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtigjatë vizitës në Prekaz, ku bëri homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”.

“28 Nëntori është Pavarësia e Shqipërisë dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari. Pikërisht në 43 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,ka lindur komandanti Adem Jashari dhepikërisht në vitin e 43 të lindjes së tij ai bie heroikisht. Ideja e Shqipërisëka lindur heronjtë dhe duke nderuar heronjtëne ecim rrugës së duhur”, tha Kurti.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe ditëlindjes së Adem Jasharit, Kurti i bëri edhe një vizitë familjes së komandantit legjendar

Vetëvendosje bën homazhe në Prekaz

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputetë të tjerë të kësaj lëvizjeje, ka bërë homazhe në Kompleksin "Adem Jashari" në Prekaz. Kurti ka filluar ditën duke nderuar familjen Jashari me rastin e 28 Nëntorit,102 vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë si dhe datëlindjes së komandantit Adem Jashari.






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat