Haxhiu: Të bëjmë përpjekje për bashkim kombëtar

Lajme

Haxhiu: Të bëjmë përpjekje për bashkim kombëtar

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 09:10

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka uruar festën e pavarësisë përmes një thënie të Hasan Prishtinës “Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im”.

Haxhiu thotë se uron 28 nëntorin, ndonëse ende nuk i është kuptimi i plotë.

“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im” - Hasan Prishtina
Përmes kësaj thënie, ju urojë 28 nëntorin ditën e Pavarësisë, të cilës ende nuk i’a kemi dhënë kuptimin e plotë!
Le të na shërbejë kjo thënie dhe vepra e Hasan Prishtinës dhe shumë patriotëve e dëshmorëve në përpjekjet dhe rrugëtimin tonë drejtë realizimit të vullnetit dhe të drejtës së kombit shqiptar për vetëvendosje dhe bashkim!
/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat