Festa që bashkon Shqipërinë e Kosovën‏

Lajme

Festa që bashkon Shqipërinë e Kosovën‏

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:30

28 Nëntori ndryshe njihet edhe si Dita e flamurit. Kjo ditë është një ditë e veçantë për shqiptarët në mbarë botën sepse në këtë datë të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Po ashtu, më 28 nëntor ka lindur komandanti legjendar Adem Jashri, si dhe ka dal në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Me shumë aktivitete kulturore dhe në nderim të të rënëve do të shënohet kjo ditë si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Në Prishtinë do të filloj me panairin ‘Blej Shqip’, dhe do të vazhdoj me hapjen e ekspozitës tematikeme temën "Qëndresa heroike e familjes Jashari për liri", inaugurimin e veprës artistike të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kongresin e unitetit të organizuar me veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, si: Adem Demaçi, Daut Demaku, Adam Uluri.

Kurse, nga ora 10:00 deri në orën 24:00, në sheshin Zahir Pajaziti do të ketë program artistik.

Ndërsa, në Shqipëri festimi kryesor do të jetë në Vlorë, ku edhe do të jetë ceremonia e ngritjes së Flamurit, për të vazhduar me Kuvendin “Historia i flet se ardhmes”, i cili do të mbahet në Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” të Krujes.

Për këtë ditë, po ashtu, Presidenti Nishani do të dekorojë figura të shquara historike.

Po ashtu, organizuar nga Bashkia e Tiranës, Festimet nisin në orën 10:00 me homazhet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, homazhe pranë bustit të Adem Jasharit, homazhe pranë shtatores së Ismail Qemalit dhe në orën 18:00 dhe 19:00 parashikohen koncerte në Akademinë e Arteve dhe një shfaqje te tetari Metropol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat