17 vjet nga dalja publike e UÇK-së

Lajme

17 vjet nga dalja publike e UÇK-së

Më: 28 nëntor 2014 Në ora: 08:22

Treshja Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi (dëshmor), më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së. Ky ishte fillimi i mobilizimit të madh për luftën që po fillonte.
Më 25 nëntor 1997, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

Të nesërmen, me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara, u drejtuan për në ketë fshatë. UÇK prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën. Në tërheqje e sipër, filluan të qëllojnë majtas e djathtas kundër kujtdo që shihnin. Në fshatin Llaushë ata vranë mësuesin Halit Geci, në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat