Gold AG ka dhënë deklaratë në polici, ja fjalët e tij

Lajme

Gold AG ka dhënë deklaratë në polici, ja fjalët e tij

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:25

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka dhënë deklaratë të enjtën në mëngjes në polici, pas padisë së Alma Lamës. Vlerësimet e tij për policinë e Kosovës janë interesante.
Gold AG publikoi “Shqiptar 2” ditë më parë, që shkaktoi një stuhi të reagimeve.
Nga ana tjetër Alma Lama paralajmëroi padi për reperin, pas fjalëve fyese të tij ndaj deputetes, por kjo nuk i lë përshtypje reperit, i cili edhe u mor në deklaratë nga policia për këtë gjë.
“Po, kam dhënë deklaratë në polici, sikurse për çdo padi që bëhet ndaj njerëzve”.
“Unë flas nga zemra e plast, nuk e bëj për famë. Por, them se policia e Kosovës është policia më e mirë në botë”, u shpreh Gold AG në emisionin WazzzUp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat