PDK-LDK merren vesh për modalitetet e ndarjes së ministrive

Lajme

PDK-LDK merren vesh për modalitetet e ndarjes së ministrive

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:42

Partnerët e koalicionit të ardhshëm qeverisës janë marrë vesh për modalitetet e ndarjes së Ministrive.
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë vendosur të ndajnë Ministritë duke filluar së pari PDK të përzgjedhë njërën e pastaj LDK’ja deri te dikasteri i fundit.

Pra, PDK dhe LDK do të kenë mundësi të zgjedhin vet Ministritë.

Kjo ndarje pritet të bëhet gjatë këtij vikendi kur edhe do të takohen përsëri grupet punuese të dy partive.

Sidoqoftë, në takimin e sotëm, ndërmjet Thaçit e Mustafës, përsëri nuk është përmendur fare pozita e Kryeministrit. Por, zyrtarë të përfshirë në këtë takim kanë thënë se pozita e Shefit të Qeverisë i takon LDK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat