Me në fund pritet të nis Ngrohja në Prishtinë, 43 ditë me vonesë

Lajme

Me në fund pritet të nis Ngrohja në Prishtinë, 43 ditë me vonesë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:32

Banorët e Komunës së Prishtinës nga sot pritet të fillojnë të ngrohën përmes kogjenerimit, projekt ky i cili pritet ta përmirësojë cilësinë e ngrohjes qendrore në Prishtinë. Këtë lajm e kanë konfirmuar burime të sigurta për KALLXO.com.
Gjatë orëve të ardhshme zyrtarë të komunës pritet të dalin në konferencë për shtyp për ta zyrtarizuar fillimin e këtij projekti.

Për këtë projekt Komuna e Prishtinës pati kërkuar lejim të mjeteve financiare në seancën urgjente e Asamblesë Komunale.

Këshilltarët komunalë patën aprovuar shumën prej 800 mijë euro shtesë të cilat nuk kishin qenë të planifikuara në projekt më parë.

Kjo vjen pasi që Komuna e Prishtinës i kërkoi Këshillit Ndërministror për Ndërmarrje Publike që të marrë vendim për aprovimin e kërkesës për ndaljen e bllokut B1 në Termocentralin Kosova B, për afatin e kërkuar prej 11 ditësh, duke filluar nda data 7 nëntor.

Sipas Komunës, kjo do të ndodhtë pasi që është gjetur një marrëveshje në mes Këshillit Ndërministror, Komunës së Prishtinës si dhe KEK-ut.

Por kostoja që do të paguajnë për këtë projekt Komuna e Prishtinë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me Qeverinë Gjermane është 4 milion e 670 mijë euro.

Ministrat Fadil Ismajli dhe Besim Beqaj janë zotuar që t’i ndajnë 2.5 milionë euro për ta paguar një pjesë të kësaj ndaljeje, ndërsa kanë kërkuar nga Komuna që ta sjellin në asamblenë komunale kërkesën për t’i mbuluar 2 milionë e 170 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat