Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për kartonin e gjelbër

Lajme

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për kartonin e gjelbër

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:11

Është arritur në Bruksel marrëveshja për kartonin e gjelbër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është konfirmuar nga burime brenda delegacionit të Kosovës në këto bisedime.
Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës për kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli në vazhdimësi ka thënë se Serbia më nuk ka asnjë arsye që mos ta pranojë lëvizjen e kosovarëve me vetura drejt Serbisë duke e njohur kartonin e gjelbër.

Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta kenë një buxhet të përbashkët prej 3 milionë eurosh, i cili faktikisht na dërgon një hap përpara drejt kartonit të gjelbër.

Sipas Pacollit, ky fond do të jetë një shtet evropian I cili garanton, seriozitetin e kompanive kosovare të cilat janë në hapin e fundit para pranimit të kartonit të gjelbër.

Pacolli pati premtuar se kosovarët shumë shpejt do të lëvizin me një karton të gjelbër në krejt Evropën dhe diaspora jonë që do të vijë në Kosovë me targat e shteteve evropiane, nuk do kenë nevojë të paguajnë taksë sigurimi në kufi, sepse do të jetë I vlefshëm kartoni I tyre I gjelbër. Dhe tashmë kjo edhe u arrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat