Vazhdon bashkëpunimi me Turqinë në shëndetësi

Lajme

Vazhdon bashkëpunimi me Turqinë në shëndetësi

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 16:01

Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani sot ka pritur një delegacion të klinikës Este World nga Turqia. Este World është rrjeti më i madh turk i klinikave të kirurgjisë estetike dhe së fundmi kanë hapur klinikën më të madhe në Evropë për ndërhyrje të këtij lloji në Stamboll.

Zyrtarët e kësaj klinike në takim me Ministrin Agani u informuan për specifikat e shëndetësisë së Kosovës, njëherësh ministri Agani i inkurajoi fuqishëm ata që të investojnë në Kosovë, konkretisht në ndërtimin e një klinike të kirurgjisë estetike.

Nga ana e tyre Kagan Ozsaraç dhe Hulya Tufan nga Este World fillimisht paralajmëruan hapjen e zyrës së kësaj klinike në Kosovë dhe më pas thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës dhe fuqizimin e prezencës në tregun rajonal.

Este World pritet që së shpejti të filloj zyrtarisht të operojë në Kosovë nëpërmjet zyrës së vet./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat