Papa Francesku viziton Turqinë në 28 nëntor

Lajme

Papa Francesku viziton Turqinë në 28 nëntor

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:50

Papa Francesku do të vizitojë Turqine me ftese te Presidentit te ri turk, Erdogan me 28 nentor. Por ajo qe eshte theksuar ne te gjitha komunikatat zyrtare te Leshuara nga Vatikani, jane masat e rrepta te sigurise te paracaktuara per kete vizite te Atit te Shenjte ne seline e re presidenciale turke.
Duke ju dejtuar turmes,ne fjalimin e tij te perjavshem ne sheshin Shen Pjetrit me 26 nentor, kreu i Kishes Katolike u kerkoi besnikeve te Selise se Shenjte te luten per udhëtrimin e tij te ardhshem ne Turqi.
Per Atin e Shenjte, vizita ne Turqi promovon frytet e paqes dhe dialogut te sinqerte mes feve dhe harmonine me popullin turk.
Ankaraja eshte ndalesa e pare e planifikuar ne turneun treditor te klerikut, e cila eshte vene ne nivele te larta sigurie.
Ne kryeqytetin turk, pritet te pozicionohen mijera police pergjate rrugeve ku Papa Francesku pritet te kalojë.
Procedura kerkimi dhe kontrolli rutine, do te kryhen per 4 dite rresht nga forcat e sigurise, permes nje urdheri te leshuar nga Gjyakata e Ankarase.
Ati i shenjte i Vatikanit, gjate kesaj vizite do te takojë presidnetin turk,
Erdogan si dhe kreun e larte mysliman te Turqise, Mehmet Gormez.
Ai nuk do ta kursejë edhe Meshen e Shenjte per turqit ne Katedralen Katolike te Stambollit.
Francesku, do te jete Papa i katert i cili e viziton Turqine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat