Bosch: Përkrahim rektorin

Lajme

Bosch: Përkrahim rektorin

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 14:06

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka mbrojtur rektorin e Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’ rreth kërkesës së Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së.

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka mbrojtur rektorin e Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’ rreth kërkesës së Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, për regjistrimin e një mijë studentëve me automatizëm.

Ai tha se universiteti duhet të rrit standardet për të qenë pjesë e Evropës, e jo t’i ulë ato për arsye politike.

“Se pari në këtë rast unë duhet, apo jam përfaqësues i BE-së. Ne nuk jemi shumë të përfshirë në sistemin e arsimit. Dje kishim një takim me përfaqësuesit e BE-së dhe në takim kemi thënë se ne e përkrahim rektorin dhe nuk kam çka them më tepër dhe për sistemin e arsimit duhet t’iu përmbaheni standardeve dhe jo vetëm t’ia përshtatini. Për të qenë pjesë e Evropës, Universiteti duhet t’i rritë standardet dhe ju nuk duheni t’i ulni standardet për arsye politike”, theksoi Bosch.

Për mos regjistrimin e 1000 studentëve që organizata e dala nga lufta i dërgojnë me listë në UP ‘Hasan Prishtina’, këto të fundit kanë organizuar edhe një protestë para rektoratit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat