Zhvillimi i korridoreve hekurudhore të Europës dhe Ballkanit, prioritet i shteteve ballkanike

Lajme

Zhvillimi i korridoreve hekurudhore të Europës dhe Ballkanit, prioritet i shteteve ballkanike

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:49

Zhvillimi i korridoreve hekurudhore të Europës dhe Ballkanit është faktor i rëndësishëm për intensfikimin e bashkëpunimit mes shteteve ballkanike në sektorin hekurudhor. Kështu thanë pjesmarrësit e konferencës rajonale në sektorin hekurudhor i cili u mbajt në Ohër në organizim të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura.

Drejtorët e kompanive hekurudhore nga Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova në këtë konferencë theksuan se Korridoret paraqesin arterje kryesore e trafikut hekurudhor të cilat i lidhin shtetet e Ballkanit mes vete si në aspektin e komunikacionit poashtu edhe në aspektin ekonomik.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura , Irfan Asani theksoi se qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm të hekurudhave në rajon , sepse rajoni i Ballkanit me pozitën e saj gjeostrategjike paraqet udhëkryq të rëndësishëm ndërmjet Evropës perëndimore, të mesme dhe jugore dhe me shtetet e kontinentik Aziatik.

“Që hekurudha të jetë konkurente në tregun transportues në krahasim me mënyrat e tjera transportuese e nevojshme ëshyë sigurimi i investimeve në modernizimin e infrasrukturës dhe të mjeteve transportuese . vetëm me modernizim të sistemit hekurudhor është e mundshme ofrimi i kushteve më të mira në aspektin e shpejtësisë më të madhe me qëllim që të tërhiqen një numër më i madh i pasagjerëve dhe një sasi më e madhe e mallrave për transport” tha Asani.

Zëvendës drejtori i Hekurudhave Bullgare Zllatin Krumov u shpreh se ndërtimi i Korridorit 8 është i rëndësishëm si për Bullgarinë ashtu edhe për Maqedoninë e Shqipërinë sepse tre shtetet do të lidhen me portet e Varnës dhe Durrësit.

“Bullgaria angazhohet që ky Korridor të ndërtohet sa më shpejtë sepse ka përfitime ekonomike për tre shtetet. Pikërisht për këtë Bullgaria si anëtare e Bashkimit Evropian lobon në institucionet financiare ndërkombëtare që ky Korridor të jetë edhe prioritet i tyre”tha Krumov duke shtuar se ndërtimi i gjithë Korridorit 8 nga Bulllgaria deri në Shqipri pritet të përfundojë në vitin 2020.

Zëvendës ministri i transportit dhe lidhjeve Nimetulla Halimi theksoi se Qeveria e Maqedonisë rëndësi të madhe i kushton zhvillimit të Korridoreve hekurudhore.

“Me shumë të drejë themi se Qeveria e Maqedonisë maksimalisht është e përkushtuar në

krijimin e një pamje të re të sektorit hekurudhor në Maqedoni” deklaroi Halimi para të pranishmëve.

Sipas drejtorit të kompanisë hekurudhore kosovare Тrainkos Betim Gjoshi, kjo konferencë është një fillim i mirë nga e cila priten rezultate pozitive.

“Konsideroj se qëllimi i organizimit është i mirë dhe do të jetëfrytdhënës, konsideroj se edhe problemet brengat kemi rast ti diskutojmë si për zhvillim të mëtutjeshem por edhe për një orientim me te mirë te realizimit te transportit hekurudhor, duke pasur parasysh se në rajonin e Ballkanit ende transporti rrugor dominon kundrejt atij hekurudhor” tha Gjoshi.

Ndërsa drejtori i hekurudhës shëiptare Genci Alizoti , u shpreh se çelësi për lidhje hekurudhore mes shteteve ballkanike është Koridori 8.

“ Në kuadër të këtyre zhvillimeve ,në Ballkan,rol specifik ka Korridori 8, i cili në veçanti luan një rol për lidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor midis tyre dhe të këtyre të fundit me Europen Juglindore” tha mes tjerash Alizoti.

Në fjalimin e tij drejtori i Ndërmarrjes hekurudhore Transport Oliver Derkoski tha se kjo konferencë rajonale është shenjë se shtetet ballkanike kanë vullnet bashkarisht të ndërtojnë rrjet modern hekurudhor e cila do të mundësojë transport të shpejt efikas si në transportin e pasagjerëve poashtu edhe në transportin e mallrave. Konferenca rajonale në sektorin hekurudhor pritet të jetë tradicionale./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat