Ambasadorja e Turqisë në Kosovë viziton Vushtrrinë

Lajme

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë viziton Vushtrrinë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:55

Komunën e Vushtrrisë e ka vizituar ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Songul Ozan, e cila është pritur nga kryetari i komunës Bajram Mulaku më bashkëpunëtor.

Në njoftimin e komunës thuhet se Kryetari Mulaku e njoftoj ambasadoren Ozan me gjendjen në të cilën ka qenë Vushtrria, por edhe me të arriturat si në aspektin infrastrukturor, njashtu edhe atë ekonomik e kulturor.

Në anën tjetër, ambasadorja Ozan tregoj se sa herë që vjen në Vushtrri, sheh përparim dhe e uroj kryetarin Mulaku për këtë. “Shpreh kënaqësinë time që komuniteti turk në Vushtrri, është i integruar plotësisht. Sot jemi mbledhur këtu për të biseduar edhe për hapjen e qendrës prodhuese të fabrikës “Bursa Konfeksion”, e cila besoj që përveç prodhimit do të siguroj edhe edukim për të rinjtë e Vushtrrisë”, ka thënë Ozan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat