Nxënësve të Shkollës së Mesme Profesionale u mundësohet praktik në fabriken “Bursa Konfesion”

Lajme

Nxënësve të Shkollës së Mesme Profesionale u mundësohet praktik në fabriken “Bursa Konfesion”

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:54

Takimi në mes të kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut dhe ambasadores së Turqisë në Kosovë ka rezultuar me një marrëveshje në të mirë të nënësve të Shkollës së Mesme Profesionale në Vushtrri. Kjo marrëveshje parasheh bërjen e praktikës në qendrën prodhuese të “Bursa Konfeksion” në Vushtrri nga nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale, gjegjësisht nxënësit e klasës së dymbëdhjetë të drejtimit të tekstilit, thuhet në njoftimin e komunës.

Këta nxënës, sipas marrëveshjes, do të bëjnë praktikën tri herë në javë në këtë qendër prodhuese, ndërsa dy ditë do t’i vijojnë mësimet teorike në shkollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat