Thaçi, i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu

Lajme

Thaçi, i del në mbrojtje rektorit Zejnullahu

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 12:30

Kryeministri në largim Hashim Thaçi i ka dalë në mbrojtje rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu sa i përket kritereve për pranimin e studentëve në UP. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së po kërkojnë nga rektori respektimin e një marrëveshje e cila parasheh regjistrimin e fëmijëve të veteraneve të UÇK-së në universitet pa provim pranues. Këta të fundit sot po protestojnë para rektoratit duke kërkuar respektimin e memorandumit mes rektoratit dhe OVL së UCK-së i nënshkruar në kohën e ish-rektorit Mujë Rugova.

Ja statusi i në facebook i Hashim Thaçit:

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë epiqendër e dijës dhe mësimit. Studimet në të duhen vijuar nga të gjithë ata që meritojnë me punë dhe dedikim punës akademike. Kosova kurrë nuk do të harron sakrificën e veteranëve të UÇK-së dhe qeveria ime ka punuar pandërprerë që statusi i familjarëve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të jetë i spikatur në shoqëri tonë.

Megjithatë, përkrahim UP “Hasan Prishtina” dhe udhëheqësinë e universitetit në zbatim të përpiktë të marrëveshjeve dhe standardeve të pranimit të studentëve. Afatet kohore për regjistrim dhe mësim, kushtet e marrëveshjes paraprake dhe e drejta ligjore e vlefshme vetëm për ata që me të vërtetë kanë nevojë dhe meritë duhen rrespektuar. Zgjidhjet duhen gjetur konform marrëveshjeve dhe afateve ligjore e jo në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat