Ambasadori holandez Qeverisë së re: Duart larg nga drejtësia!

Lajme

Ambasadori holandez Qeverisë së re: Duart larg nga drejtësia!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:51

(E plotësuar) - Ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch ka porositur Qeverinë e re që t’i mbajë duart larg nga sistemi i drejtësisë dhe ta forcojë atë.

Ai duke folur në forumin ‘Fol hapur’, tha se prioritet numër një për Qeverinë e ardhshme duhet të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Ai tha se nëse nuk ka sundim të ligjit nuk do të ketë as zhvillim ekonomik e as investitor të cilët nuk i besojnë sistemit.

Bosch ka theksuar se askush nuk mund ta mohoj që PDK ka fituar më së shumti vota dhe duhet të jetë në Qeveri. Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, ku tha se edhe Serbia dhe Kosova kanë fituar në këtë dialog por Kosova do të fitoj edhe më shumë në të ardhmen me njohjen nga Serbia.

***

Ambasadori holandez z. Robert Bosch ishte pjesë e debatit të hapur në forumin e “FOL Hapur”.

Në këtë debat është diskutuar për “Prioritetet ekonomike të Qeverisë së Re, vazhdimi i dialogut të Brukselit si dhe sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë”.

Ndërkaq në debatin e fundit ishte e pranishme ambasadorja amerikane Tracey jacobson, e cila u tregua kritike ndaj politikës në vend. /BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat