Haradinaj bën homazhe tek Zahir Pajaziti

Lajme

Haradinaj bën homazhe tek Zahir Pajaziti

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 10:43

Ramush Haradinaj dhe anëtarët e tjerë të AAK-së, në nderim të festës së Flamurit Kombëtar, kanë bërë homazhe pranë Shtatores së Heroit të Kombit, Zahir Pajaziti, te varri i Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, këtë ditë e vlerësoi ditë të patriotëve shqiptarë të pushkës dhe të pendës.

"Urime dita e patriotëve shqiptarë të pushkës e të pendës, që nëpër shekuj kanë punuar për lirinë e shqiptarëve. Pra, urime qofshim të lire të gjithë", tha Haradinaj.

Krerët e AAK-së homazhet e tyre në ndërim të kësaj feste, do t'i bëjnë edhe në Kompleksin Memorial të UÇK-së "Adem Jashari" në Prekaz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat