UNDP Lanson Raportin mbi korrupsionin në shërbimin civil

Lajme

UNDP Lanson Raportin mbi korrupsionin në shërbimin civil

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 09:22

UNDP do të prezantojë sot Raportin që adreson çështjen e korrupsionit, rreziqet dhe dobësitë nga aspekti i barazisë gjinore në shërbimin civil në Kosovë.
Raporti ofron të gjetura nga anketa që është realizuar në të dy nivelet e administrates civile, në qeverinë qëndrore dhe lokale, përfshirë të gjitha ministritë dhe komunat me qëllim të identifikimit të rreziqeve dhe dobësive korruptive nga perspektiva specifike gjinore me qëllim që të ndihmojë institucionet kosovare në adresimin e pengesave që paraqiten në qeverisje dhe luftimin kundër korrupsionit.

Kjo anketë është e ngjashme me anketat që janë realizuar në Shqipëri, Ukrainë dhe Kirgizstan, nën koordinimin e zyres rajonale të UNDP-së për Evropë dhe ish vendet e Bashkimit Sovjetik, dhe është implementuar nga projekti i UNDP-së në Kosovë Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit (SAEK) dhe përkrahur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përpilimi dhe metodologjia e anketës është përkrahur nga Council of Europe’s Group of States against Corruption (GRECO).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat