Qosja: Isa Mustafa kryeministër, turp

Lajme

Qosja: Isa Mustafa kryeministër, turp

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:39

Rexhep Qosja, në një intervistë për “Epokën e re” për 28 nëntorin, duke folur për zhvillimet politike në Kosovë gjatë muajve të fundit, prej zgjedhjeve të 8 qershorit, Qosja ka thënë se këto zhvillime kanë sjellë shumë dëshpërim në të gjitha shtresat shoqërore kosovare.

Qosja koalicionin PDK - LDK e ka quajtur të dëmshëm pasi, sipas tij, ky koalicion mund t’i sjellë edhe ndonjë befasi fyese, përulëse, Kosovës!

“Pse them kështu? Them kështu sepse ky koalicion mund t’ia sjellë Kosovës një dhuratë danaike - mund t’ia sjellë Kosovës kryeministër kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën”, është shprehur Qosja. Ai thotë se është duke u çuditur dhe shumëkush po çuditet se si asnjë anëtar i PDK-së nuk e ngriti zërin kundër Isa Mustafës, kundër kandidatit të LDK-së për kryeministër të Kosovës. “Është ky një turp partiak i PDK-së, padyshim. Pse anëtarët e PDK-së nuk e ngrehin zërin kundër këtij koalicioni të çoroditur e të dëmshëm?”, ka thënë Qosja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat