Ikje nga shteti pa perspektivë

Lajme

Ikje nga shteti pa perspektivë

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:26

Në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës dhe në mungesë të perspektivës të rinjtë po e shohin shpëtimin duke migruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian.
Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore që hartohet çdo vit për Kosovën, afër 30 mijë të rinj janë të gatshëm për tregun punës, ndërsa 5 deri në 6 mijë gjejnë punë, ndërsa pjesa tjetër mbetet jashtë tregut të punës.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se migrimi është duke ndodhur si shkak i mungesës së perspektivës dhe moszhvillimit ekonomik nga ana e shtetit.

Drejtori i institutit për Studime të Avancuara GAP, Agron Demi, vlerëson se shumë të rinj preferojnë ta lëshojnë Kosovën për shkak të presionit social dhe në mungesë të gjetjes së një vendi të punës.

Ai thotë se papunësia është e lidhur ngushtë edhe me gjendjen sociale dhe statusin shoqërorë të të papunëve.

“Një i papunë, përveç mungesës së të ardhurave, ai është edhe më i izoluar nga shoqëria. Ne këtë mënyrë, shumë të rinj preferojnë të largohen nga vendi edhe për shkak të presionit social. Ata preferojnë të qëndrojnë në kampe të azilantëve dhe ndjehen më mirë se sa po të vazhdojnë të jetojnë të papunë dhe në pamundësi për të qenë pjesë e integruar e shoqërisë. Andaj, papunësia ka ndikim mjaft të madh edhe në sjelljen afatgjate shoqërore të tyre”, i tha Demi gazetës Tribuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat