Përfundon protesta

Lajme

Përfundon protesta

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 08:04

Smajl Elezaj, që nga paslufta ishim të diskriminuar. Gjatë këtyre viteve kemi pasur gjithmonë institucione që na kanë përkrahur në këtë rast veçojme QKUK-në dhe UP-në. Memorandumi që e kemi me UP që 11 vite këtë vit hasi në pengesa nga rektori Ramadan Zejnullahu.

Ka përfunduar protesta e organizuar nga OVL-UÇK. Veteranët kanë kërkuar që të zbatohet memorandumi në mes të rektorit dhe Universitetit të Prishtinës. Po ashtu kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit, ndërsa kanë theksuar se nëse nuk realizohen këto do të priten protesta të reja.

Ka filluar protesta e veteranëve të UÇK-së. Në protestë janë mbledhur qindra përfaqësues të familjeve të veteranëve, para Rektoratit.

OVL e UÇK-së sot protestojnë para rektoratit

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë paralajmëruar për sot protestë paqësore para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për të kërkuar regjistrimin e studentëve - fëmijë të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.
E gjithë kjo sipas tyre ka rrjedhur nga mos respektimi i Memorandumit për Bashkëpunim mes OVL-së dhe Rektorit të Universitetit të Prishtinës i nënshkruar më 2009, i cili ka të bëjë me pranimin e studentëve të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kur ka paralajmëruar protestën të martën ka thënë se kjo protestë vjen pasi deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, edhe pse ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe Këshilli Drejtues i UP-së i kanë rekomanduar që të zbatohet ky memorandum.

Smajl Elezaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se nëse edhe pas të enjtes nuk do të realizohen kërkesat e tyre, protesta do të vazhdojë javën e ardhshme, porse nuk do të japin përgjegjësi nëse situata eskalon.

Në përkrahje të rektorit, Ramadan Zejnullahu, ka dalë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke i kërkuar që mos t’i nënshtrohet kërcënimeve dhe shantazheve dhe të bëjë përpjekje që në këtë Universitet të vendoset rregulli që nënkupton trajtim dhe mundësi të barabarta për të gjithë studentët , profesorët dhe personelin zyrtar dhe që kriteri përcaktues dhe i vetmi duhet të jetë cilësia si për ata që konkurrojnë për një indeks ashtu edha ata që janë të punësuar në këtë Universitet.

Derisa Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka kërkuar UP-së që të zbatoj Memorandumin, shoqëria civile për vendimin e ministrit thone se është tejkalim kompetencash dhe në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Neni 13, Pika 2 - 2.3, që thotë "Bartësit e licencuar te arsimit të lartë gëzojnë të drejtat nga dispozitat e këtij ligji për të: zgjedhur mësimdhënësit dhe personelin tjetër, për të përcaktuar kushte lidhur me pranimin e studentëve, metodat e mësimdhënies dhe vlerësimin e studentëve, të miratuara nga AKA-ja".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat