​Medvegja me kryetar shqiptar

Lajme

​Medvegja me kryetar shqiptar

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 23:54

Një ditë pas dhënies së lamtumirës së fundit kryetarit të Medvegjës, Slobodan Drashkovic, i cili ndërroi jetë papritmas, kjo komunë ka mbetur me ushtrues detyre.
Këtë e ka konfirmuar për medvegja.net vetë z. Florim Sahiti, i cili deri më tani ishte zëvendëskryetar i Komunës së Medvegjës.

Të gjitha kompetencat e kryetarit të Komunës tanimë kanë kaluar te zotëri Sahiti, i cili këtë post do të vazhdojë ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat