Haradinaj: LDK-ja nuk e donte Vetëvendosjen në Bllok

Lajme

Haradinaj: LDK-ja nuk e donte Vetëvendosjen në Bllok

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 20:53

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka quajtur “fëmijërore” deklarimet e fundit të Vetëvendosjes, që zbuloi detaje nga Marrëveshja e Bllokut.
Në një takim të mbajtur të mërkurën mbrëma me strukturat e degës së Aleancës në Prishtinë, Haradinaj ka theksuar se Isa Mustafa nuk e ka dëshiruar Vetëvendosjen në Bllok, transmeton kp.
“Mustafa e ka thyer marrëveshjen me vetëvendosjen ku ka thënë se nuk do ta vazhdojmë më tutje dhe e ka quajtur marrëveshje me ta vetëm për kryeparlamentar e po ashtu ka kërkuar ndryshime brenda VLAN-it”, ka thënë Haradinaj.
“Kjo prej atëherit nuk kemi pas takim. Deklarimet e Vetëvendosjes e Dardan Molliqajt e tjerë, janë bukur shumë fmijaqëri politike, donë të thotë se njëra ndër defektet të mija pse ndoshta s’kam mundur me i krijuar institucionet e vendit, ka qenë besnikëria ndaj ekipit”, ka shtuar ai.
“Unë kam luftuar edhe për Vetëvendosjen në qeverisje edhe kërkesa për me u bart nominimi tek Isa Mustafa, ka nënkuptuar me u bartë nominimi tek një kandidat që nuk lufton për 63 po për 47, e atë e dinë më së miri ata, me Zotin Thaçi nuk kemi pasur marrëveshje as para marrëveshje asnjë lloj të arriture”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat