Haxhiu: Nuk u pyeta për reagimin për Alma Lamen

Lajme

Haxhiu: Nuk u pyeta për reagimin për Alma Lamen

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:24

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka dal me një reagim në Facebook duke thënë se pajtohet me reagimin e grave deputete, mirëpo nuk është pyetur nga deputetet për këtë reagim.
Sipas saj, Teuta Sahatqija nuk ka legjitimitet të flas në emër të grave depuete pa i pyetur ato.

Ja reagimi i plotë i saj:

Sot dëgjova nga mediet që Grupi i Grave Deputete ka dënuar gjuhën denigruese dhe nxitjen e urrejtjes ndaj deputetes, Alma Lama.
Për të ju kursyer nga paragjykimet, unë si deputete jam dakord me përmbajtjen e këtij reagimi por si deputete dhe si ish anëtare e bordit të grave nuk u pyeta për këtë reagim! (madje asnjëra nga deputetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!)
Teuta Sahatqija nuk e ka legjitimitetin të flet në emër të grave sidomos pa i pyetur ato!
Kjo mënyrë arbitrare e funksionimit duhet të marrë fund!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat