Dyshohen për trafikim të organeve, Gjykata ua jep edhe një muaj paraburgim

Lajme

Dyshohen për trafikim të organeve, Gjykata ua jep edhe një muaj paraburgim

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 14:57

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka aprovuar si të bazuar ankesën e përbashkët të të pandehurve E.D dhe H.N, kundër aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Kështu, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 16.11.2014, anulohet dhe çështja i kthehet po kësaj gjykate për rivendosje.

Deri në marrjen e një vendimi të ri nga ana e gjykatës së shkallës së parë, të pandehurit do mbesin në paraburgim.

Personat në fjalë dyshohen se kanë kryer veprat penale, transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore, neni 256 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës si dhe trajtim i papërgjegjshëm mjekësor, neni 260 i KPK –së.

Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i shkallës së parë, përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase në arsyetimin e tij, nuk janë paraqitur të dhëna lidhur me faktet vendimtare apo kushtin elementar(dyshimin e bazuar), i cili duhet të plotësohet për t’iu caktuar dikujt paraburgimi.

Kjo gjykatë, sugjeron që me rastin e rivendosjes, gjykata themelore të kërkoj nga prokurori, që të specifikoj veprimtaritë inkriminuese të pandehurve, gjatë periudhës për të cilën dyshohen, rolin e tyre si bashkekzekutor, dashjen e tyre në drejtim te veprave penale dhe ti përshkruaj edhe provat që i argumentojnë këto./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat