Shtrëngohen kriteret për studentët e UP’së

Lajme

Shtrëngohen kriteret për studentët e UP’së

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:55

Prej tash e tutje, studentët e Universitetit të Prishtinës mund të regjistrojnë vitin e dytë të studimeve vetëm nëse iu ka mbetur vetëm një provim. E vitin e tretë mund ta regjistrojnë nëse iu kanë mbetur vetëm edhe dy provime i dhënë në vitin paraprak.
Këto janë dy prej kritereve që janë vendosur në mbledhjen e fundit të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Po ashtu, aty është vendosur që studenti nuk mund të përsërit më shumë se një herë vitin derisa studimet të mos zgjasin më shumë se dyfishi i kohës së studimeve.

Megjithëse, me Statut e UP’së parashihen të mbahen vetëm tri afate të provimeve, Senati i UP’së ka vendosur t’ua mundësojë studentëve të kenë pesë afate për provime.

Mirëpo, në afatet e parregullta, siç është prilli dhe nëntori, studentët mund të paraqesin vetëm nga një provim që nuk hyjnë në kuadër të zënies së kushtit për regjistrimin e vitit vijues.

Lexojeni vendimet e Senatit

1. Studentët e vitit të parë, vitin e dytë e regjistrojnë me jo më shumë se një provim të mbetur. Pastaj vitet pasardhës e regjistrojnë me vitin paraardhës të përfunduar dhe jo më shumë se dy provime të mbetur nga viti paraprak.

2. Viti nuk mund të përsëritet më shumë se njëherë. Përjashtimisht viti mund të përsëritet edhe vetëm një herë tjetër me kërkesë të arsyetuar dhe me miratimin e dekanit të njësisë, por jo më shumë se një herë gjatë studimeve. Për këtë duhet të njoftohet me shkrim prorektori për mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

3. Studimet nuk mund të zgjasin më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes së paraparë me programin përkatës. Përjashtimisht studimet mund të vazhdohen vetëm edhe për një vit shkollor me kërkesë të arsyetuar dhe me miratimin e dekanit të njësisë akademike.Për këtë duhet të njoftohet me shkrim prorektori mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

4. Studenti që humb vitin në programin që përfundon së ekzistuari, studimet mund ti vazhdoj vetëm me një program ekzistues tjetër. Provimet që i përshkruhen si ndryshim gjatë ndërrimit të programit i regjistrohen dhe nuk i llogaritën për kusht të regjistrimit në atë vit.

5. Viti shkollor regjistrohet më së voni deri më 30 shtator. Nën kushte të arsyetuara, dekani i njësisë mund të lejoi regjistrimin pas këtij afati por për këtë duhet të njoftoi me shkrim prorektorin për mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

Vendimi 2

Senati i UP-së, mbështetur në nenin 111 të statutit të UP, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.11.2014 mori

VENDIM

mbi afatet e provimeve dhe limitet e SEMSIT-it

1. Përveç tri afateve të rregullta: janar-shkurtit, qershorit dhe shtatorit të parapara me nenin 111 të statutit të UP, Senati i Universitetit lejon edhe dy afate të tjera: afatin e prillit dhe afatin e nëntorit.

2. Afati janar-shkurt është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtja e provimeve në këtë afat fillon më 20 janar dhe përfundon më 15 shkurt.Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 15 shkurt, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 17 shkurt.

3. Afati i qershorit është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtje e provimeve në këtë afat fillon më 10 qershor dhe përfundon më 15 korrik.Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 15 korrik, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 17 korrik.

4. Afati i shtatorit është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtje e provimeve në këtë afat fillon më 25 gusht dhe përfundon më 25 shtator. Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 27 shtator, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 30 shtator.

5. Afati i prillit është afat plotësues. Në këtë afat studentët mund të paraqesin vetëm një provim. Provimet në afatin e prillit mbahen gjatë vikendit të parë të muajt prill.

6. Afati i nëntorit është afat plotësues. Në këtë afat studentët mund të paraqesin vetëm një provim. Provimet në afatin e nëntorit mbahen gjatë vikendit të fundit të muajt nëntor. Provimi i dhënë në këtë afat nuk mund të llogaritet për kusht.

Paraqitja e provimeve në çdo afat fillon jo më vonë se 15 ditë para fillimit të provimeve dhe përfundon 5 ditë para fillimit të provimeve.

Pas çdo afati të provimeve njësitë akademike raportojnë shërbimin e financave dhe prorektorin për buxhet dhe financa mbi vonesat eventuale të administrimit me regjistrimin e notave nga ana e stafit në afatet e përcaktuara.

Vendimi i dorëzohet:

Rektori UP-së Prof. dr. Ramadan Zejnullahu

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat