Ferdije Zhushi, lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e paraqitjes ne polici

Lajme

Ferdije Zhushi, lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e paraqitjes ne polici

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 12:31

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Suad Kuraja, ka kërkuar arrest shtëpiak për Ferdije Shushi-Etemin dhe Armend Mujën, të ndaluar dje për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Agjencinë Kosovare të Akreditimit. Pas kërkesës së mbrojtjes, që ndaj znj. Zhushi, dhe z. Muja të aplikohet masë më e lehtë, gjykata ka vendosur të aplikojë masë më të paraqitjes në polici. Zhuzhi dhe Muja janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.V.M

Prokurori kërkon arrest shtëpiak për Ferdije Zhushin e Armend Mujën

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Suad Kuraja, ka kërkuar arrest shtëpiak për Ferdije Shushi-Etemin dhe Armend Mujën, të ndaluar dje për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Agjencinë Kosovare të Akreditimit.
Gëzim Kollçaku, avokat i Ferdije Zhushit tha për KALLXO.com se prokurori i rastit kas kërkuar arrest shtëpiak, mbrojtja ka kërkuar një masë më të lehtë.
“Të pakënaqur edhe me këtë masë të kërkuar, ne kërkuam që klientja ime të mbrohet në liri pasi ato vepra për të cilat ajo dyshohet, ne besojmë se nuk janë kryer nga ajo. Kemi bindjen që mbrojtësja ime do të lirohet”, tha Koll”, tha Kollçaku.

Ferdije Zhushi- Etemi e Armend Muja Dalin Para Gjykatës

Dy të ndaluarit nga operacioni i djeshëm i policisë dhe prokurorisë, Ferdije Zhushi- Etemi dhe Armend Muja, kanë dalë para gjyqtares së procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Alltëne Murseli.
Në këtë seancë, pritet që prokurori t’i kërkojë gjykatës caktimin e masës së sigurisë për dy të ndaluarit të cilët dyshohen për keqpërdorime brenda Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Prokuroria dje ka thënë se për të pandehurit ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me qëllim që të përfitojnë dobi në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë, duke kërkuar përfitime në të holla nga disa pronarë të universiteteve private./kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat