OSBE nis fushatën informuese kundër dhunës në familje

Lajme

OSBE nis fushatën informuese kundër dhunës në familje

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 08:56

Sot, misioni i OSBE-së në Kosovë nis fushatën informuese kundër dhunës në familje.

Fushata e titulluar “Burrat e vërtetë kurrë nuk i rrahin gratë” ka si personazhe dy profesionistë të sporteve luftarake: boksierin Armend Xhoxhaj dhe kik-boksierin Marko Bozovic. Fushata përmban spote televizive dhe posterë në gjuhën shqipe e serbe, dhe do të zgjasë katër javë, duke përfshirë edhe 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave.

Fushata ka për qëllim të ndihmoj parandalimin e dhunës në familje, dhe nxit publikun dhe viktimat t’i raportojnë rastet te mbrojtësit e viktimave në numrin: 0800 11 11 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat