Liderët bëjnë homazhe në Prekaz

Lajme

Liderët bëjnë homazhe në Prekaz

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 08:12

Me rastin e shënimit të 27 nëntorit, ’’Dita e Forcës’’, për të nderuar jetën dhe rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri, homazhe në Prekaz do të bëjnë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, Ministri i FSK-së, Agim Çeku dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Të njëjtit më pas do të jenë në manifestimin “Dita e Forcës”, dhe përveç tyre të pranishëm do të jenë edhe personalitete të tjera të larta politike dhe ushtarake, Komandanti i KFOR-it, përfaqësues të NLAT-it, të FSK-së, ambasadorët e akredituar në Kosovë, atashetë ushtarak, përfaqësues të medieve, përfaqësues të jetës kulturore, artistike dhe sportive, nxënës të shkollave fillore të mesme, student si dhe qytetarë të Kosovës.

Aty do të parakalojnë kuadratet e FSK-së. Gjatë ceremonisë do të ketë ekzekutim të disa pikave muzikore nga Orkestra Frymore e FSK-së.

Po ashtu, do të bëhet inaugurimi i objektit të ri të Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK)

Manifestimi ushtarak mbahet në Kazermën “Adem JASHARI” në Prishtinë. Ndërsa Ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet në ambientet e MFSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat