Thaçi prolongoi formimin e institucioneve për të shkuar në OKB edhe një herë si Kryeministër

Lajme

Thaçi prolongoi formimin e institucioneve për të shkuar në OKB edhe një herë si Kryeministër

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:46

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB'së për Kosovën do të mbahet më 4 dhjetor. Kryeministri i Kosovës dhe ai i Serbisë, pritet të përfaqësojnë vendet e tyre. Burime të Gazetës Express thonë se shtyrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për datën 8 dhjetor, është bërë pikërisht për këtë arsye, që Hashim Thaçi ta përfaqësojë Kosovën edhe një herë si Kryeministër në OKB.
Më 4 dhjetor, shefat e qeverive të Kosovës dhe Serbisë do t’i përfaqësojnë vendet e tyre në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në New York.

MPJ ka konfirmuar se seanca e cila ka qenë e parashikuar të mbahej në nëntor do të mbahet në fillim të dhjetorit, pasi Serbia kishte kërkuar shtyrjen e seancës.

Seanca konstituive e Kuvendit, nuk u vendos të mbahej para 4 dhjetorit, për shkak se Thaçi do ta përfaqësojë Kosovën edhe një herë si Kryeministër në OKB. Ndërkaq bllokada politike në vend, do të vazhdojë deri pas 4 dhjetorit, përkatësisht deri më 8 dhjetor kur edhe do të mbahet seanca konstituive, për shkak të mos arritjes së harmonizimit të programit ndërmjet të dyja partive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat