Lufti Haziri, Isa Mustafa përfundimisht kryeministër i Kosovës

Lajme

Lufti Haziri, Isa Mustafa përfundimisht kryeministër i Kosovës

Nga: Valbona Mazreku Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 18:20

Lutfi Haziri, ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e LDK-së se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i Kosovës. Pas takimit të grupeve punuese për harmonizimin e marrëveshjes mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Haziri tha se çështja e kryeministrit është çështje e padiskutueshme tashmë, pas nënshkrimit në parim të marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit.
“Kryeministri i takon LDK-së dhe ju e dini qëndrimin LDK-së është shumë i qartë. Kryetari i kuvendi i takon PDK-së dhe kryeministri LDK-së, kjo është çështje e kryer. Është çështje e kryer se Isa Mustafa do të jetë kryeministër dhe për këtë LDK-ja e ka dhënë pëlqimin e vet”, tha Haziri.
Ndërsa sa i përket ndarjes së posteve tjera në qeveri, Haziri tha se kjo çështje nuk është diskutuar mes liderit të LDK, Isa Mustafa dhe kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi.
“Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk kanë fol për poste. Ju e dini kjo është çështje e grupeve punuese, ne po punojmë në grupe punuese, jemi të angazhuar në grupe punuese dhe do të bëhen me dije te gjitha detajet shume shpejt”, tha Haziri
Ai madje nuk deshi të përmend se cilat ministri i synon LDK-ja duke thënë se qëllimi kryesor i LDK është posti i kryeministrit si posti më i rëndësishëm në ekzekutiv.
“ Ministrit janë të barazvlefshme nuk ka pretendime këtu, ka qëllim. Qëllimi iLDK-së është shumë i qartë kryeministri, dhe kryeministri është autoriteti i cili i bart të gjitha përgjegjësit shtetërore në ekzekutivë”, tha Haziri.
Detajet e marrëveshjes dhe ndarja e posteve qeverisëse sipas Hazirit do të bëhen të ditura shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat