Në Komunën e Vitisë filloi zbatimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Lajme

Në Komunën e Vitisë filloi zbatimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:56

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në bashkëpunim me Drejtoratet për Arsim, Shëndetësi dhe Kulturë, sot filloj implementimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” në Institucionet parashkollore dhe fillore të Komunës së Vitisë. Manifestimi qendror u mbajt në Institucionin Parashkollor publik “Gëzimi Ynë” në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ishte i pranishëm gjatë këtij aktiviteti theksoi se mbi të gjitha është shëndeti i fëmijëve.

“Shëndeti i fëmijëve tanë është shumë i rëndësishëm dhe në këtë bënë pjesë edhe shëndeti oral, andaj ky projekti që po implementohet sot dhe që do të vazhdoj edhe më tutje është shumë i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes tek brezat e tanishme dhe të ardhshme që do të vijnë”, u shpreh Haliti.

Ai duke folur për institucionet parashkollore theksoi se Komuna e Vitisë do t’i shikojë mundësitë që të bëhet rivitalizimi në çerdhen e qytetit.

Ndërkaq Hanife Jonuzi, drejtoreshë e Çerdhes “Gëzimi Ynë “ në Viti falënderoj institucionet komunale por edhe ato qendrore që kontribuon në organizimin e këtij aktiviteti duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm.

Projekti “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” është i vetmi projekt në fushën e promovimit të shëndetit oral i cili implementohet në Institucionet parashkollore dhe fillore në Kosovë, ndërsa monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Projekti është i fokusuar në edukimin e fëmijëve dhe nxënësve përmes shfaqjeve, poezive, vizatimeve, maskotave, modeleve, fotografive, videove, broshurave, banerave dhe është forma më e mirë për promovimin e shëndetit të dhëmbëve te fëmijët dhe nxënësit, përkatësisht te gjeneratat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat