Haradinaj: Riza Lluka, zëri i së drejtës!

Lajme

Haradinaj: Riza Lluka, zëri i së drejtës!

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 16:55

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Riza Lluka, ka theksuar se do të kujtohet përherë kontributi i çmuar i tij, si një veprimtar politik dhe zë i së drejtës përgjatë gjithë etapave të zhvillimeve në vend.
Me këtë rast, ai ka ngushëlluar bashkëfamiljarët, miqtë, të afërmit dhe të gjithë të pikëlluarit e tjerë për humbjen e njeriut të tyre.

Ja ngushëllimi i plotë i liderit të AAK-së:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Me dhimbje e keqardhje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe veprimtarit të shquar, z. Riza Lluka.

Në këto momente të dhimbjes e të pikëllimit, jua përcjellë ngushëllimet bashkëfamiljarëve, miqve, të afërmve dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë.

Do të kujtohet përherë kontributi i çmuar dhe angazhimi i z. Riza Lluka si një veprimtar politik dhe zë i së drejtës përgjatë gjithë etapave të zhvillimeve në vend.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e z. Riza Lluka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat