Analistët: PDK e LDK duhet ta harmonizojnë planin ekonomik

Lajme

Analistët: PDK e LDK duhet ta harmonizojnë planin ekonomik

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:59

​Njohësit zhvillimit ekonomik thonë se partnerët e koalicionit qeverisës PDK dhe LDK duhet ta harmonizojnë planin ekonomik më qëllim që të arrihet sukses në këtë drejtim.
Meqenëse zgjedhjet e 8 qershorit, nuk sollën një fitues të vetëm me shumicë parlamentare, qeverisja detyrohet të jetë e përbashkët mes partive politike.

Në këtë kuadër, proklamimi i PDK-së për misionin e ri, mund të mos realizohet meqënese do të jetë në bashkëqeverisje më një partner të dytë dhe nevoitet një harmonizim i programit ekonomik.

Safet Gërxhaliu kryetar i Odes ekonomike të Kosovës thotë për shkak të humbjes së kohës në konstituimin e institucioneve, agjendat politike duhet të lihen anash dhe të shikohet drejt zhvillimit ekonomik:

“Në këtë drejtim besoj se edhe PDK ashtu edhe LDK duhet ta kenë vetëm një mision të shenjtë, dhe misioni është prosperiteti dhe zhvillimi ekonomik dhe dua të besoj që më në fund Kosova do të ketë një qeveri që do të jetë shumë më tepër ekonomike se sa politike”.
Naim Gashi njohës i ekonomisë thotë se meqënese kemi një koalicion të madh qeverisës, plani ekonomik I tyre duhet të shkrihet njëri me tjetrin

“Ajo çka ka më tepër nevojë Kosova është që disa projekte kapitale të cilat kanë mbetur në gjysmë, si ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike, ristrukturimi i sektorit të telekomit, investimet në fushën e bujqësisë, ngritja profesionale e të rinjve, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, kthimi I fondeve të privatizimit për investim në ekonomi et, janë disa prioritete jetike të cilat duhet t’i ketë programi i ri qeverisës”.
Ndërsa sipas Emrush Ujkani analist politik, konsideron se në këto rrethana secila parti edhe po ta kishte marr vet mandatin do ta kishte vështirë ta realizojë programin qeverisës, pasi ky është rezultat I humbjes së një kredibiliteti tek qytetarët e Kosovës.

“Flasim për dy plane konkuruse, përderisa PDK ka besu që po ofron një variant qeverisës aty ku ka mbet në legjislaturën e kaluar në anën tjetër LDK ka ardhur me premtimin se do të bëjë ndryshime rrënjësore duke përfshirë edhe atë që e ka konsiderua si keqqeverisje, prandaj nga kjo perspektivë, gjykojë se jo vetëm PDK-ja me misionin e ri, po edhe plani i LDK-së e ka shumë të vështirë të realizohe”.
Sido që të jetë, grupet punuese mes PDK dhe LDK tashmë kanë filluar takimet për harmonizimin e planprogramit bashkëqeverises./rtk/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat