Armend Muja ishte sekseri i Besri Mujes për të marrë ryshfet nga universitetet private

Lajme

Armend Muja ishte sekseri i Besri Mujes për të marrë ryshfet nga universitetet private

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:45

Armend Muja është njëri nga dy të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës në kuadër të hetimeve në Agjencionin Kosovar të Akreditimit. Muja, njëherësh është djali i axhës së Basri Mujës, zyrtar në Agjencinë e Akreditimit. Ky i fundit, në një intervistë për "Jeta në Kosovë" në qershor të vitit 2011 ka folur në lidhje me dyshimet për përfshirjen e mundshme të Armend Mujës në procesin e ryshfeteve për akreditimin e institucioneve.

Basri Muja, në atë kohë kishte angazhuar Armend Mujën si ekspert për verifikimin e dokumentacionet për plotësimin e kushteve për akreditim për shkollën e lartë të infermierisë, “BIO Medika”. Pronari i kësaj shkolle private, Driton Ajeti, e kishte akuzuar Basri Mujën se ka kërkuar 50.000 euro për të dhënë lejen për akreditim ndërkaq, 10.000 nga to ishin kërkuar specifikisht për Armend Mujën, në atë kohë zyrtar i UNDP-së.

“Basri Muja më ka thënë se po ta sjell një ekspert të arsimit për me t’i kompletu dokumentacionet. E lëmë me u taku në zyrë të tij dhe kur shkuam atje erdhi një djalë i ri i cili quhej Armend Muja, e i cili ishte djali i vëllait të Basri Mujës. Basri Muja më tha se fillimisht duhet me i jep 10.000 euro për Armend Mujën ndërkaq unë jam marrë vesh që fillimisht me ja dhënë vetëm 5.000, para të cilat ia kam vonuar dy javë”, ka thënë Ajeti në intervistë të vitit 2011 për “Jeta në Kosovë”.

Ai kishte thënë se me Armend Mujën ishin takuar në lokalin “Corner” në kryeqytet ku ia kishte dhënë paratë të cilat i ka edhe të fotokopjuara mirëpo, nga Muja nuk kishte marrë ndonjë faturë të cilën edhe e kishte kërkuar.

Ndërkaq, Basri Muja, i pyetur nga “Jeta në Kosovë” lidhur me këto akuza në adresë të djalit të axhës së tij, Armend Mujës, ishte shprehur se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

“Armend Muja nuk është nipi im, është djali i axhës mirëpo ai është një prej ekspertëve më të mirë që ka Kosova, punon në UNDP. Nuk qëndron asnjë fjalë sa i përket çmimit”, kishte thënë Buja.

Basri Muja më pas thotë se ai nuk kishte kërkuar para për Armend Mujën.

“Nuk e di sa para i ka marrë ai. Për herë të parë po dëgjoj”, kishte thënë Basri Muja.

Ky i fundit gjithashtu akuzohet nga pronari i “BIO Medika” për kërkim të ryshfetit në vlerë 50.000 euro për akreditim, vlerë të cilën thuhet t’ia ketë kërkuar gjatë një takimi në restorantin “Qetësia” në Mitrovicë. Një shumë e tillë ishte arsyetuar nga Muja se do t'i ndahej bordit të Agjencionit të Akreditimit.

Armend Muja është njëri nga dy të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës në kuadër të hetimeve në Agjencionin Kosovar të Akreditimit. Muja, njëherësh është djali i axhës së Basri Mujës, zyrtar në Agjencinë e Akreditimit. Ky i fundit, në një intervistë për "Jeta në Kosovë" në qershor të vitit 2011 ka folur në lidhje me dyshimet për përfshirjen e mundshme të Armend Mujës në procesin e ryshfeteve për akreditimin e institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat