Vetëvendosje akuzon qeverisjen Muhaxheri në Pejë

Lajme

Vetëvendosje akuzon qeverisjen Muhaxheri në Pejë

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 14:35

Vetëvendosje sot në Pejë ka organizuar një aksion përmes të cilit shprehu revoltën ndaj vendimeve dhe qëndrimeve të Kryetarit të Komunës, Gamend Muhaxherit.

Aktivistët e Lëvizjes vendosën sot ligjet e Republikës së Kosovës para objektit të Komunës, aty ku ato janë shkelur. Kjo si reagim ndaj deklaratës skandaloze të Kryetarit Muhaxheri, i cili duke u përgjigjur për krimin ekonomik për të cilin është kapur në flagrancë deklaron: “Kem shkel ligjin, nuk kem shkel livadhin”.

Kryetari i Komunës do të duhej të ishte shembull i respektimit të ligjeve, dhe jo i shkeljeve të tij, thotë ndër të tjera kumtesa e Vetëvendosjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat