Ka përfunduar bastisja e policisë në zyrat e Agjencisë së Akreditimit

Lajme

Ka përfunduar bastisja e policisë në zyrat e Agjencisë së Akreditimit

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 11:55

Rreth orës 11 00 hetuesit e policisë dhe njësitë speciale janë parë duke dalë nga zyrat e Agjencisë së Akreditimit. Së bashku me ta nga këto zyra ka dalë edhe drejtoresha Ferdije Zhushi, e cila ka hipur në një makinë të policisë.
Gjatë daljes nga zyrat KALLXO.com e ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me drejtoreshën Ferdije Zhushi.

Drejtoresha tha se bastisja po bëhet për shkak të disa ankesave që janë bërë, duke mos e saktësuar nëse ajo është e dyshuar apo jo.

“Kanë marrë disa dokumente dhe tash vazhdon procedura. Kanë bërë bastisje të dokumenteve, vetëm këto”, ka thënë Zhushi.

Ajo duke hipur në makinën e policisë ka pranuar edhe është braktisur edhe shtëpia e saj.

-----

Bastisen zyrat e Agjencisë së Akreditimit

Në orët e hershme të mëngjesit njësi speciale të policisë së Kosovës janë futur në zyrat dhe shtëpinë e drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit Ferdije Zhushi.

Momentalisht bastisja është duke vazhduar.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për arsyet e bastisjes. Zëdhënësi Baki Kelani i ka thënë KALLXO.com-it se nuk ka informacione për ndonjë bastisje.

Ndërsa zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Liridona Kozmaqi ka konfirmuar se bastisjet janë duke u kryer me urdhër të prokurorisë speciale.

“Nuk kam ende informacion te saktë për çfarë dyshimesh janë duke u kryer bastisjet, mirëpo ato janë duke ndodhur me urdhër te Prokurorisë Speciale”, ka thënë Kozmaqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat